ISHP: Në Shqipëri nuk ka virus H1N1
Specialistja e këtij instituti, Silva Bino ka pohuar se strukturat shëndetësore kanë rritur vigjilencën, kjo edhe për shkak të sezonit turistik që kushtëzon ardhjen e turistëve në vend. "Udhëzimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkojnë të rritet vigjilenca lidhur me rastet e dyshuara me grip në përgjithësi si dhe për gripin A (H1N1), siç njihet ndryshme si "gripi i derrave", tha Bino, e cila konfirmoi se, "kemi të bëjmë me pandemi në të gjithë botën që sipas udhëzimit të fundit të OBSH-së ky grip nuk mund të ndalohet në kufij".
"Ne bëjmë survejancën e gripit edhe gjatë sezonit të verës, gjë, e cila nuk është kryer në vitet e tjera, për vetë faktin se sëmundjet kanë sezonalitetin e tyre", tha ajo. Deri tani, sipas saj, janë marrë rreth 70 monstra nga të cilat 61 janë proceduar dhe pjesa tjetër është në proces. Znj. Bino sqaroi se "9.9 % e këtyre monstrave kanë rezultuar me gripin e zakonshëm, 70 % e tyre është dërguar në Qendrën e Referencës në Rumani, ndërsa konfimimi do të bëhet në Qendrën e Referencës në Londër".
Gjatë ditës së premte, sipas saj, është ekzaminuar një rast, tek një student, që ka rezultuar tip i virusit A, por që mendohet se është tip i zakonshëm, ndërkohë që po vazhdojnë procedurat e mëtejshme për të konfirmuar diagnozën. Ky rast ka paraqitur shenja të gripit të zakonshëm dhe nuk ka lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë, që mund të kenë ardhur nga jashtë.
Gjatë javës së kaluar ISHP ka analizuar 23 monstra për virusin A (H1N1), ndërkohë që synon marrjen e të paktën 10 monstrave në javë. Për këtë, marrja e monstrave do të shtrihet jo vetëm tek spitalet, por edhe tek mjekët e familjes.