E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër shtetas arrestohen për vjedhje në Tiranë

Kështu në pranga kanë rënë shtetasit Melis Rroçi, 38 - vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje si dhe Agim Gjolena, 32 - vjeç, lindur dhe banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tyre u krye sepse dy ditë më parë janë kapur në flagrancë, duke vjedhur në magazinën e firmës “Romario”, e ndodhur në Unazë të Re.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një elektromotor dhe një aparat matës energjie elektrike.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë kanë prangosur në flagrancë shtetasin Dritan Mulgeci, 24 - vjeç, banues në Kamëz. Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 20.00, është kapur në flagrancë në bulevardin “Zhan D’Ark”, pasi i kishte vjedhur një medalion ari, një shtetaseje.

Gjithashtu, forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë vënë pranga shtetasit Pashtrik Bega, 21 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Has, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 08 korrik 2009, në rrugën “Don Bosko”, i ka marrë me dhunë një varëse floriri, një shtetaseje.

Materialet për të gjithë këta shtetas do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes” në bashkëpunim, si dhe të vjedhjes me dhunë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›