E Diel, 1 Nëntor 2026

PDU Athina zyrtare te zgjidhe problemet e pronave me Shqiperine

E shtune 25 dhjetor NOA- PDU kerkon qe Athina zyrtare te zgjidhe sa me pare problemet e pronave te shqiptareve sipas Konventes Evropiane dhe Traktatit te Miqesise midis dy vendeve.

Lidhur me keto zhvillime ajo ben me dije se Se pari nisur nga te dhenat zyrtare madje te konfirmuara dhe nga pala greke ne komunikimet e saj me Lidhjen e Kombeve ne vitet 30 ne Breg nuk ka minoritare. Ne vertetimin e origjines etnike te nje shtetasi nuk eshte percaktues momenti subjektiv deshira e tij ne nje moment te caktuar historik apo vetem nje moment i caktuar objektiv si gjuha e dyte e folur por nje teresi elementesh objektive te percaktuar nga Konventa Kuader e Minoriteteve e Keshillit te Evropes miratuar nga Shqiperia por jo nga Greqia thekson PDU.

Se dyti sipas kesaj partie para se te ndermarre nje akt te tille Greqia duhet te heqe te gjithe pengesat ligjore dhe jo ligjore qe ndalojne shtetasit e Shqiperise te gezojne lirisht pronat e tyre ne territorin grek sipas nenit 15 te Traktatit te Miqesise midis dy vendeve apo Protokollit te pare shtese te Konventes Evropiane per Lirite dhe te Drejtat e njeriut.

Ne kerkojme qe te funksionoje sa me pare Komiteti mikst midis dy vendeve per ceshtjen e pronave dhe pasurive shqiptare ne Greqi. Qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet te respektojne parimin e reciprocitetit te afirmuar ne kete Traktat thekson PDU duke shtuar se nese OSBE-ja eshte e perfshire ne nje projekt te tille kjo parti kerkon qe kjo organizate te ndihmoje ne zgjidhjen e problemit te pronave te shtetasve shqiptare ne Greqi ku komuniteti cam perben grupin kryesor te pronareve.

Partia per Drejtesi dhe Unitet beri te ditur kete qendrim pas zerave per ekzistimin e te ashtuquajtures zyre ne Athine per pronat e minoritareve ne bregdetin shqiptar.

PDU ka shprehur disa kerkesa per zgjidhjen e ketyre problematikave te ndersjella.

INA/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›