Nipi i Aldo Bares habi per arrestimin ne Shqiperi

Gjykata e le ne burg Alxhi Nallbani deklaron E kam perfunduar denimin ne Itali kam tri vite i lire. Pse me keni arrestuar
Alxhi Nallbani eshte shoqeruar dje ne Gjykaten e Tiranes per tiu vleresuar masa e arrestit dhe per tu njohur me kerkesen e drejtesise italiane per arrestim dhe me pas ekstradim drejt shtetit fqinj. Nipi i Aldo Bares eshte shprehur i habitur per arrestimin e tij dy tri me pare. Alxhi Nallbani i njohur me pseudonimin Xhili ka deklaruar para gjykateses se gatshme Elbana Lluri se arrestimi i tij eshte absurd pasi ai e ka kryer nje here denimin e tij. Nuk e kuptoj perse jam arrestuar. Vendimi eshte absurd. Ne Shqiperi kam ardhur nga Vlora per te bere karten e identitetit. Ne momentin qe aplikova mund te me kishin ndaluar por sme thane gje. Prej 3 vitesh jetoj i lire - ka deklaruar para gjykates i arrestuari. Ai kerkoi lirimin e menjehershem argumente te cilat jane mbeshtetur edhe nga mbrojtesi i tij. Prokurori i ceshtjes i ka bere me dije gjykates se ndaj te pandehurit rendojne tre akuza trafikut nderkombetar te lendeve narkotike organizim dhe drejtim i organizatave kriminale si dhe armembajtje pa leje. Akuza i ka bere me dije gjykates se 33-vjecari ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Apelit ne Torino e ka shpallur ate fajtor duke e denuar me 14 vjet burgim ndersa Gjykata e Kasacionit e ka denuar me 12 vjet burgim. Per kete arsye prokuroria kerkoi caktimin e mases se sigurise arrest me burg mase kjo e vendosur me pas edhe nga gjykata deri ne nje vendim te gjykates per ekstradim drejt Italise. Alxhi Nallbani u vu ne pranga tre dite me pare ne zonen e ish-Bllokut ne katin e trete te nje pallati pas informacioneve te marra per vendndodhjen e tij. Sipas dosjes hetimore te autoriteteve italiane Alxhi Nallbani njihet si nga personat me aktive ne trafikimin e droges per llogari te bandes se drejtuar nga Aldo Bare me te cilin kishte lidhje fisnore. Sipas vendimeve te dhena te tre shkallet e gjyqesorit ne Itali organizata e kishte ndare shtetin Italian ne dy pjese duke krijuar dy grupe pothuajse te pavarura nga njeri-tjetri. Grupi qe vepronte ne veri te Italise fillimisht e ka pasur qendren ne Torino por pasi iu sekuestruan disa ngarkesa me droge nga policia e zhvendosi bazen ne qytetin e Milanos. Ky grup kishte per objektiv shperndarjen e heroines dhe kokaines ne Veriun e Italise. Sipas prokurorise se Torinos ne krye te ketij grupi ka qene Edmond Bega nga Lushnja i njohur ne Shqiperi per disa vjet si president i skuadres se Lushnjes. Ndersa grupi tjeter ishte ngarkuar per te pritur drogen qe vinte nga Shqiperia si dhe kishte nen kontroll shperndarjen e saj ne rajone te rendesishme te Italise Qendrore dhe asaj Jugore. Ky grup e kishte qendren ne Rome dhe ne krye te tij ishte krahu i djathte i profesorit Enver Dondollaku 31-vjec nga Lushnja. Ndersa pjesa tjeter e grupit perkatesisht Klajdi Laze dhe Renardo Nallbani jane denuar me nga 20 vjet ndersa Aleksander Dhima e Andrea Papa jane denuar nga 19 vjet burg deri ne 17 vjet burg. Per pese prej te pandehurve plus denimeve te renda me burgim jane vendosur dhe gjoba qe ne total kapin nje shume prej 214 mije eurosh. Terheq vemendjen gjoba prej 80 mije eurosh vendosur ndaj Leka Kostes. Per Halit Kuken dhe Besim Muhon jane vendosur gjoba respektivisht ne 40 mije euro dhe 30 mije euro.