Rama Zgjidhje ose do te bllokojme institucionet

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama jo vetem qe nuk jep siguri per dhenien e konsensusit politik qe do te conte ne zgjidhjen e ngercit por e con ate edhe me tej kur behet fjale per bllokimin e institucioneve
Afrimi i zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe mungesa e sigurise per te arritur rezultate pozitive ne to kane ndikuar tek selia roze edhe ne gjetjen e plote te konsensusit per komisionin hetimor te zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Fakt per kete ishte deklarata e dites se djeshme e kreut te Partise Socialiste Edi Rama i cili duke mos u mbeshtetur me tek hetimi kerkoi bllokimin e institucioneve kryesore ne vend te cilat sipas tij kane deshtuar dhe nuk po japin me fryte. Seanca e dites se djeshme dy dite me pare ishte plotesisht e deshtuar dhe pa asnje frut zgjidhjesh ne te mire te shqiptareve. Por cdo njeri me nje fije arsyeje e pa dhe e degjoi arsyen e madhe te mbetjes sone pas dyerve te Evropes duke degjuar Saliun qe pasi la Shqiperine jashte kerkon te hedhe balte ndaj opozites. Ne seance nuk u zgjidh asgje por u vertetua se Saliu ka vjedhur zgjedhjet jo vetem kerkon te vjedhe dhe zgjedhjet e ardhshme ne kete menyre por u percaktua edhe nje here se vjedhja e zgjedhjeve eshte rrenja e te gjitha te keqijave qe kane ndodhur ne vend - tha Rama. Kryesocialisti akuzoi ashper Kryeministrin Berisha per neperkembje te interesave te shqiptareve dhe shkaterrimin barbar sic e cilesoi ai te sektoreve jetike te vendit. Sipas Rames Kryeministri ka lene ne harrese banoret e permbytur te Shkodres sektorin e shendetesise veteranet ashtu edhe te perndjekurit. Berisha tregoi se nuk ka planifikuar asgje ne buxhet per banoret e permbytur. Ne prag Krishtlindjesh ai tregoi se nuk ka ndermend ti ndale permbytjet duke mos investuar ne diga dhe infrastrukture. Saliu foli edhe per mjeket dhe infermieret duke share njerez kurajoze qe mundesuan lindjen e femijes ne mes te permbytjeve ne Lezhe. Nderkohe qe skenat mesjetare te heroizmit te mjekeve dhe infermiereve jane te perditshme ne realitetet e Shqiperise. Gjithashtu ai nuk tha asgje te mire dje per veteranet dhe te perndjekurit. Ata e neveritin figuren e tij qekur ai u hodh nga varka e komunizmit - u shpreh Rama. Per kreun e selise roze kane qene vjedhjet e zgjedhjeve te shkuara te cilat kane sjelle rrenimin ekonomik te vendit dhe kjo gje sipas Rames mund te ndreqet vetem me hapjen e kutive edhe pse kjo nga mazhoranca nuk kundershtohet por kerkohet vetem qe propozimi te jete ne perputhje me ligjin te cilat do te sillnin nje qeveri te pergjegjshme. Me kutite e zgjedhjeve te shkuara lidhet i tere rrenimi ekonomik e social i Shqiperise se ketij viti bashke me degradimin moral te qeverisjes. Keshtu hapja e kutive transparenca aty ku buron pushteti tek procesi zgjedhor eshte e vetmja garanci per te pasur neser nje qeveri qe nuk i shkel interesat e zgjedhesve dhe nje Kryeminister qe nuk mund te rrije dot ne karrige po nuk ndjeu dhimbjet nuk kuptoi hallet e nuk punoi per shpresat e endrrat e njerezve sepse ate karrige e ka ne dore populli qe zgjedh dhe nuk mund ta mbaje dot dikush qe popullin nuk do ta lere te zgjedhe - nenvizoi Rama. Ne fund te fjales se tij pas urimit per Krishtlindje per shqiptaret kreu socialist nuk ngurroi ti siguronte ata se koha e ndryshimit eshte mjaft e afert dhe e mundshme. Duke u uruar te gjitheve pak gezim e qetesi ne kete vigjilje Krishtlindjesh u shpreh respektin e solidaritetin tim te gjithe atyre shqiptareve kudo qe mbreme u trazuan shpirterisht nga i pari i qeverise dhe i siguroj se nje mundesi e re nje rruge e re nje Shqiperi e re jo vetem eshte e mundshme po eshte me shume se kurre ne doren tone dhe me afer sesa mund te duket se kur sheh shfaqje si ajo e mbremshmja - perfundoi kreu i selise roze fjalen e tij. Seanca e dites se enjte ne Kuvendin shqiptar nuk arriti ne asnje kompromis midis dy forcave kryesore politike per sa i perket ngritjes se komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare.