PDU Duam stabilitet flamurin ne cdo ballkon
Partia Drejtesi dhe Unitet dhe Klubi i Patrioteve te Rinj u beri dje thirrje gjithe qytetareve qe te ngrene ne ballkonet e tyre flamurin kombetar shqiptar. Sipas kesaj partie situata e fundit ne vendin tone eshte ne kundershtim me interesat kombetare dhe te gjithe ne pavaresisht bindjeve politike e ndjejme nevojen per stabilitet paqe dhe bashkeveprim ne te mire te atdheut. Sot me shume se kurre nevojitet unitet kombetar. Le te leme pas per nje dite gjuhen e urrejtjes parullat qe na ndajne nga njeri tjetri simbolet qe na percajne dhe ti rikthehemi simbolit qe na bashkon te gjithe pavaresisht qendrimeve dhe bindjeve flamurit kombetar ku te gjithe jemi te perbashkuar sic thoshte me plot te drejte Asdreni. Cdo flamur ne ballkonin e kujtdo prej nesh eshte nje mesazh qe jepet se ne shqiptaret jemi kunder situates aktuale ne vend duam stabilitet si nje thirrje e nje kombi te bashkuar pavaresisht diferencave qe mund te kete per te rivendosur ne vend dinjitetin tone. Partia Drejtesi dhe Unitet dhe Klubi i Patrioteve te Rinj do te shperndajne sot ne pese qytete te ndryshme te vendit per te gjithe qytetaret mijera flamuj kombetar dhe u bejme thirrje qe te gjithe te vendosim ne ballkon nje flamur - thuhet ne deklaraten e PDU-se. Shqiperia ben te ditur PDU eshte e shqiptareve dhe shqiptaret duan nje Shqiperi me te mire pavaresisht ngjyrave politike. Uniteti kombetar eshte ajo cka na duhet sot dhe jo percarja Ky flamur eshte ai qe na garanton te qenit nje Sic thoshte rreth nje shekull me pare Faik Konica mund te mburremi se Flamuri yne sic eshte nje nga me te vjetrit e botes eshte dhe nje nga me te drejtet dhe per ne ky eshte ilaci qe mund te kuroje padrejtesine pavaresisht se nga vjen dhe kujt i drejtohet - deklaron PDU.