Haxhinasto ne Budva Bashkepunim kunder krimit
Ministrat e Jashtem te nismes se Procesit te Bashkepunimit ne Evropen Juglindore jane mbledhur kete te premte ne takimin e tyre te radhes ne Budva te Malit te Zi. Delegacioni shqiptar pjesemarres ne kete takim kryesohej nga zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto i cili konfirmoi dhe nenvizoi qendrimin dhe vullnetin e qeverise shqiptare per marredheniet e fqinjesise se mire dhe bashkepunimin me te gjitha vendet e rajonit. Takimin e ka pershendetur edhe Kryeministri i Malit te Zi Igor Lukshic vendi i te cilit ka edhe kryesine e radhes se kesaj nisme nderkohe qe te gjitha shtetet e rajonit ishin te perfaqesuara ne te. Ministri Haxhinasto ndash si ne fjalen e tij por edhe gjate takimeve me homologet ndash e ka vene theksin tek roli i kesaj nisme si nje nga instrumentet qendrore politike ne bashkepunimin rajonal dhe ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian dhe NATO. Ministrat e Jashtem te rajonit kane shprehur bindjen ne rritjen e nderveprimit mes strukturave perkatese ne fusha dhe projekte te tilla si infrastruktura rrugore energjia lufta kunder krimit te organizuar e korrupsionit etj. Haxhinasto ka nenvizuar gjithashtu faktin se perfshirja e Kosoves ne kete nisme ka ndikim te drejtperdrejte ne stabilitetin dhe sigurine e rajonit dhe ne perspektiven e integrimit te plote te Ballkanit perendimor ne BE. Ne kuader te ministerialit te Procesit te Bashkepunimit ne Evropen Juglindore Haxhinasto zhvilloi dhe nje sere takimesh dypaleshe me Ministrat e Jashtem te Greqise Turqise Malit te Zi etj. takime ne te cilat u trajtuan ceshtje konkrete si ne planin bilateral ashtu dhe ne ate shumepalesh. Ne lidhje me zhvillimet e fundit ne Shqiperi Haxhinasto siguroi pjesemarresit se cfare ndodhi apo cfaredo qe te ndodhe ne te ardhmen nuk do te mund te komprometoje stabilitetin konstitucional e institucional te vendit. Nje hetim i pavarur po kryhet ne Shqiperi per ngjarjet e 21 janarit dhe une jam i bindur - ka thene Haxhinasto - se kushdo qe ka shkelur parimet e sjelljes demokratike dhe ligjet e nje vendi anetar te NATO-s do te dale para drejtesise.