E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU Geixh e Marti hienat qe po sulmojne Shqiperine

Logo PDU

Tirane 3 shkurt 2011 NOA- Parta per Drejtesi dhe Unitet ka reaguar diten e sotme lidhur me deklaraten e Nikolas Geixh i njohur si lobit grek.

Ky njeri per shume aspekte me ardhjen e tij ketu me kujton Dik Martin me te cilin u ndesha ne Keshillin e Evropes thuhet ne deklarate madje Geixh eshte emertuar si hiene.

Ai e cilesoi deklaraten e tij si antishqiptare dhe e argumentoi ate ne kete forme
- Nikolas Gaxojanis deklaroi se popullsia shqiptare e amerise u perndoq per bashkepunimin e vete me nazistet dhe si pasoje duhet te rreshtohet ne 14 milione bashkepunetoret e tjere te nazizmit qe u perndoqen nga trojet e tyre. Partia Drejtesi dhe Unitet dhe une personalisht i bej thirrje Nikola Gaxojanit te prese deri diten e diel kur festohet pervjetori i themelimit te Batalionit ameria pjese e Ushtrise Antifashiste Nacional-lirimtare ku merrnin pjese me shume se 700 shqiptare nga ameria. Nese nuk pret dot atehere le te konsultohet me arkivat greke per Batalionin IV Ali Demi te ELAS-it grek qe permbante 800 cam te tjere ne radhet e saj e qe luftuan perkrah grekeve ne luften per clirimin nga nazizmi.

Faktet flasin qarte por Gaxojanis nuk mund ti shohe ato. Ai luan te njejtin rol me Dik Martin qe fajeson viktimen per krimin e fajtorit te pafajshem. Deklaratat e kryera ne zemren e minoritetit grek jane fyese. Sepse ne batalionin ameria qe feston pervjetorin e vete diten e diel krahas 700 shqiptareve te amerise kane luftuar edhe 60 anetare te ketij minoriteti ne vendin tone. Gaxojanis sikurse edhe shume manipulues te tjere qe deklarojne se kane mbeshtetjen apo votat e vellezerve tane minoritare tenton qe te zhbeje historine per te shpifur mbi kombin shqiptar dhe per te prishur marredheniet mes nesh.
shte ne te vertete absurd se si mund qe grekomanet te pretendojne se shqiptaret e amerise qe krijuan dy batalione te forcave antifashiste nga kater qe vepronin ne gjithe zonen veriperendimore te Greqise me nje force totale prej me shume se 1500 vetash ishin kolaboracionist. shte edhe me absurde kur mendon se ne Greqi numri total i kolaboracionisteve ishte 80 mije sipas vete burimeve greke. Per te mos folur qe denimi qe Greqia u beri kolaboracionisteve greke ishte qe femijet e tyre ti bente kryeministra si rasti i Georgios Ralis kryeminister ne vitin 1980 ne Greqi i biri i Ioanis Ralis kryeministri i regjimit kuisling nazist te Greqise.
U debuan dhjetera mijera shqiptare te amerise u vrane 3200 persona dhe po aq vdiqen rruges nga uria dhe rraskapitja pjesa me e madhe e te cileve gra femije dhe pleq. Ne kete absurditet dua te pyes z. Geixh Po babai im qe u debua ne moshen 2-vjecare nga ameria ishte kolaboracionist

- Ky njeri abuzon me mikpritjen tone dhe na provokon ne token tone me koncepte te sajuara te kuzhines ushtarake greke te shekullit te 19 sic eshte koncepti i Vorio Epirit. Ky njeri kerkon qe te gjallerohet kjo ndjenje ne shekullin e 21. Shikoni sa anakronik eshte ky personazh i pakorrigjueshem ne vepren e vet keqberese
shte per te ardhur keq dhe per te denuar fakti qe konceptet e Vorio-Epirit i paraqiste perpara personazheve me poste zyrtare ne qeverisjen e vendit si kryetarja e Komitetit Kombetar te Minoriteteve znj. Bezhani apo perfaqesues te nje partie politike qe deshiron te hyje ne arenen politike vendase.
-Nderkohe meqe ky njeri vjen dhe na meson per regjistrimin e popullsise ne Shqiperi do doja qe te me ndihmonte dhe mua qe te vija ne Greqi e ti mesoja vendit te tij amtar si regjistrohet popullsia sipas parimeve qe na shpjegon Geixhi.
Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare mund te zhvillohet ne Shqiperi por vetem kur tipa si Gaxojanis te mos financojne mijera euro qe njerezit te deklarohen ashtu sic nuk jane. Vetem kur tipa si Gaxojanis te mos kercenojne me prerje te lejeve te qendrimit shqiptaret qe jetojne ne Greqi. Vetem kur tipa si Gaxojanis te mos mbushin autobuset me greke dhe hallexhinj te kercenuar qe te vijne dhe te deklarohen si grek. Vetem kur regjistrimi i popullsise te behet mbi etnine si fakt dhe jo etnine si deklarate personale ku cdokush mund te deklarohet marsian jupiterian amerikan kinez apo grek kur ne fakt eshte shqiptar.
Sot kerkoj nga te gjithe koleget e partive kryesore te bejme gjithcka qe te mos e lejojme Shqiperine te bjere ne gjunje dhe hiena te tilla si Dik Marti apo Nikolas Geixh te vijne dhe te kerkojne kufoma ne token tone perfundon deklarata.

a.y/NOA

Tagsdeklarata Geixh hiena Marti

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›