E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prendi Garda me e motivuar pas 21 janarit gatishmeri ndaj hetimeve

Komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi

Tirane 3 shkurt 2011 NOA- Update Ne vijim te fjales se tij para Komisionit Hetimor lidhur me ngjarjet e 21 janarit Komandanti i Gardes se Republikes se Shqiperise Ndrea Prendi deklaroi se gardistet i perdorin armet vetem kur institucioni sulmohet.

Garda eshte sulmuar me sende te forta dhe lende plasese. Asaj i eshte dhene urdher qe te ruaje gjakftohtesine. Ajo vendoset ne 3 perimetra te mirepercaktuar dhe armatimi i saj gjithashtu eshte sipas ligjit e percaktuar. Ne kemi vepruar sipas ligjit dhe asnje punonjes i Gardes nuk e ka lene detyren. Ajo e ka per detyre te bashkeveproje me policine tha ai para komisionit.

Gjate fjales se tij Komandanti i Gardes deklaroi se Nepermjet Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit jam informuar se nese deshiroj mund te shkoj ne Prokurori per te deshmuar jemi pyetur de mbas pese oresh na kane lene te lire.

Lidhur me gatishmerine e Gardes ndaj hetimeve ai ka shtuar se Qe ne date 21 ne darke kur situata ka qene mjaft problematike ne kemi dhene te gjitha ndihmesat ndaj hetimeve. Nuk kemi pasur dhe nuk do te kemi asnje pengese per hetimet jemi te gatshem para tyre.

I pyetur nga komisioni lidhur me qendrimin e Gardes ne protestat e radhes se opozites Prendi tha se Garda e Republikes eshte e gatshme te perballoje gjithcka duke shtuar se ata jane teresisht profesional.

Motivimi i tyre edhe pas 21 janarit eshte me i madh dhe me i perkushtuar si ndaj institucioneve te shtetit aspo delegacioneve te huaja u shpreh ai.

Prendi e mbylli fjalen e tij duke thene se Garda e Republikes ka qene dhe do jete gjithmone ne gatishmeri te situates ne te cilen do te jete vendi.

a.y/NOA

Tagsgarda gatishmeri hetim Komisioni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›