E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU promemorie për çështjen Çame në selinë e KE

TIRANË-Partia Drejtësi dhe Unitet (PDU), Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Instituti i Studimeve Çamëria, në kuadrin e Ditës Botërore kundër Genocidit, dorëzuan sot në selinë e Shefit të Delegacionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan, një promemorie mbi zgjidhjen e çështjes çame.
Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, tha në një prononcim për mediat, se "sot në Ditën Botërore kundër Genocidit, PDU kërkon dëmshpërblime për familjarët e viktimave, mundësi për të gjithë anëtarët e komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e tyre, restaurim të së drejtës së pronësisë, realizimin e të drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre që e duan këtë gjë, ndalimin e diskriminimit të ortodoksve çamë që jetojnë në Greqi, etj".
Në vijim të deklaratës së tij, kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi, tha se "marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam", duke shtuar se "nesë ne nuk shohim asnjë përparim në këtë drejtim do të përshkallëzojmë protestat tona, deri në plotësimin e tyre".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›