E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media greke: Papandreu i telefonon Gruevksit për vendimin e BE

SHKUP- Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin, dje pas publikimit të vendimit të Këshillit të BE-së për anulimin e përcaktimit të datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Union për shkak të kundërshtimit të Greqisë. Lajmi është publikuar nga gazeta elektronike greke In Njus.

Nuk ka informacione për përmbajtjen e bisedës telefonike, që dje në pres-konferencë në Bruksel e publikoi edhe zëvendës shefi i diplomacisë së Greqisë Dimitris Drucas, duke arsyetuar se Papandreu do t'ia sqarojë Gruevskit arsyet për bllokadën e re greke dhe "do ta konfirmojë gatishmërinë e Athinës për përforcimin e bashkëpunimit bilateral".

Duke u përqëndruar në vendimin e Këshillit të BE-së, Drucas tha se Greqia me përkrahjen e Qipros pati sukses që të bëjë midifikimin e projekt-kokluzioneve që i propozoi kryesia suedeze. Theskoi se poziocionin grek përkundër Qipros e përkrahën edhe disa vende të tjera anëtare të BE-së.

"Ajo që kërkohet nga ne është që të arrijmë zgjidhje për emrin. Para mbylljes së kësaj çështjeje nuk mund të fillojnë negociatat për anëtarësim të IJRM-së në BE. Pozicioni i tillë nuk është diçka që mund të negocohet, kjo thjesht është realitet. Athina dëshiron që ta ndihmojë Shkupin që të hyjë në BE, por për këtë është e domosdoshme që të arrihet një zgjidhje e pranueshme, zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit", tha Drucas.

Këshilli i Ministrave të BE-së, pas debatit dyditor, dje vendosi që ta shtyjë vendimin për përcaktimin e datës pë fillimin e negociatave për hyrje me Maqedoninë. Edhe pse pjesa më e madh e vendeve të BE-së e përkrahin fillimin e negociatave, për shkak të kushtëzimit të Greqisë me mbyllen paraprake të kontestit për emrin, Këshilli vendosi që çështja sërish të shqyrtohet gjatë kryesimit spanjoll me Unionin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
(s.g/Mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›