Falsifikimi i monedhave, Ballkani në luftë të përbashkët
Organizimi i këtij takimi nga Europol në vendin tonë shpreh më së miri nivelin gjithnjë në rritje të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Europolit.
“Falsifikimi i monedhave në përgjithësi dhe ai i Euros në veçanti është një fenomen që ndikon direkt në tërë ekonominë e shteteve evropiane. Shtimi dhe zgjerimi i vendeve anëtare të BE-së rrit njëkohësisht dhe rrezikun e prekjes së këtyre vendeve nga fenomeni i falsifikimit të euros. Ndaj vlerësoj shumë këtë nismë të Europolit për organizimin e takimit të ekspertëve të vendeve tona, si një urë bashkëpunimi ndërmjet agjensive tona të zbatimit të ligjit për t’u përballur me këtë fenomen dhe për ta parandaluar dhe goditur atë”, theksoi Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit Agron Kuliçaj.
Në këtë aktivitet marrin pjesë ekspertë të strukturave të policisë dhe prokurorisë së vendeve të Ballkanit si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia. Po ashtu merr pjesë dhe Shefi i njësisë së Europol-it për goditjen e falsifikimit të monedhave, Diter Petracs, si dhe ekspertë të tjerë të kësaj njësie. Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i përvojës dhe eksperiencave më të mira të ekspertëve pjesëmarrës, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet organizatave policore për ta parandaluar e goditur fenomenin e falsifikimit të monedhave dhe në veçanti të euros.
Shefi i njësisë së Europol-it për goditjen e falsifikimit të monedhave, Diter Petracs duke falënderuar Policinë Shqiptare për bashkëpunimin e ofruar në organizimin e këtij aktiviteti, theksoi se ky takim do t”i shërbejë më së miri rritjes së bashkëpunimit ndërmjet agjencive pjesëmarrëse të zbatimit të ligjit, në mënyrë që të jemi partnerë të mirë në këtë luftë.