E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU sulmon Dulen dhe ambasadën greke

“Këto qëndrime janë provokim i rëndë për komunitetin çam, mbështetësit kryesor të partisë sonë, por jo të vetmit.Objektivat, që shpall sistematikisht zoti Dule, janë qartësisht objektiva fantazëm, dmth larg realitetit dhe interesave jetësorë të minoritetit grek në Shqipëri. Ky minoritet gëzon një kuadër të shkëlqyer të drejtash dhe lirish njerëzore. Kurse objektivat e zotit Dule janë fantazëm, sepse keto objektiva nuk votohen”, theksoi kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi. PDU shton se “objektivat, që ka zoti Dule dhe mbështetësi i tij i madh, shqiptari me gjak të shprishur nga Progonati, Vasil Bollano, janë ato të ekstremistëve grekë të shekullit të 19 dhe shumë larg atyre të grupeve përparimtare greke të shekullit ku jemi”.Partia e çamëve, në përbërje të të cilës janë dy deputetë nuk ka lënë pa sulmuar as mbasadën greke në Tiranë, për sa i përket pajisjes me viza të qytetarëve çamë. “Shumë qytetarë të popullit çam nuk shkojnë dot në Greqi sepse u refuzohet viza, nje veprim ky i vazhdueshem- pseudoeuropian i Amasades Greke, por kjo s’do të thotë se ata nuk ndihen europianë, siç pretendon se ndihet zoti Dule, që shkon shpesh në Greqi”, vijon deklarata. “Integrim europian për ne do të thotë liri lëvizjeje. Do të thotë kuadër ligjor dhe drejtësi për krimet e së kaluarës nga armiqtë e njerëzimit, që frymëzojnë Dulen si bashkëpunëtori i nazistëve, Napoleon Zerva. Ju zoti Dule, jeni kundër integrimit evropian të Shqipërisë, sepse do të mbeteni, pa karta presioni në dorë ndaj Tiranës; sepse s’do të ketë më blerje të votës me viza”, thuhet gjithashtu në deklarastën e PDU-së.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›