Vdes manjati i medias greke, Hristos Lambraqis
Ai ishte pronar i kompanisë ''Lambraqis Press'' (DOL), e cila publikon katër gazeta, përfshirë të përditshmet ''To Vima'' dhe ''Ta Nea'', 24 revista si edhe drejtonte faqen e internetit www.in.gr. Lambraqis e filloi karrierën si gazetar në ''To Vima'', një nga gazetat e babait të tij. Në moshë të re ai mori përsipër edhe biznesin e familjes së tij.