Procesi njera nga levat kryesore qe ndihmon ne vendimin per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare
Kryeministri dorezon pasaporten e nje milionte
Kryeministri Sali Berisha ka qene i pranishem dje ne qendren e shperndarjes se pasaportave biometrike prane Drejtorise se Policise Tirane ku ne nje ceremoni simbolike i ka dorezuar personalisht qytetares Esmerilda Begati pasaporten e nje milione qe mban emrin e saj te prodhuar nga kompania Sagem.
Duke i uruar qytetares se nje milione qe pajiset me kete dokument nje levizje te lire gjate ketij viti ne zonen Schengen kryeministri theksoi se pa pasaportat biometrike te kesaj teknologjie Shqiperia nuk do te mund te konsiderohej per heqjen e vizave nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian.
Ne Shqiperi kjo reforme ky proces beri te mundur qe qytetaret shqiptare te kene leternjoftimet dhe pasaportat biometrike me moderne te kohes. Te qarkullojne me ta ne kater anet e dheut me dokumentet me te sigurta. Ne te gjithe kete perpjekje dhe kete sukses te madh te konsortiumit lsquoAleat ne kete bashkepunim me Ministrine e Rendit Publik dhe Gjendjen Civile jane kapercyer veshtiresi te medha dhe serioze por ky sukses u shnderrua edhe ne nje nga levat kryesore te vendimeve qe jane marre per lirine dhe heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Pa pasaportat biometriket te kesaj teknologjie pa leternjoftimet biometrike te shperndara tashme masivisht Shqiperia nuk do te mund te konsiderohej per heqjen e vizave nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian. Ky proces i sherben dhe do ti sherbeje modernizimit teresor te administrates dhe sherbimeve ndaj qytetareve u shpreh kryeministri.
Sipas kreut te qeverise ky proces i cili u shnderrua ne nje nga levat kryesore te vendimeve qe jane marre per lirine dhe heqjen e vizave per qytetaret shqiptare i sherben dhe do ti sherbeje modernizimit teresor te administrates dhe sherbimeve ndaj qytetareve.
Ai gjithashtu shprehu mirenjohjen dhe vleresimin ndaj consortiumit franko-amerikan Aleat kompanise Sagem Fondit Shqiptaro ndash Amerikan per bashkepunimin e shkelqyer dhe te suksesshem ne kete reforme thelbesore jo vetem per vendin tone por per cdo vend.
Kryeministri siguroi se do te ecet gradualisht drejt sportelit te vetem te sherbimeve per qytetaret shqiptare.