Aferat PD Rama shpjegime ne prokurori

Partia Demokratike vijoi serish akuzat ndaj kreut te Bashkise se Tiranes Edi Rama duke i kerkuar te mos heshte pas skandalit te 20-perqindeshit. Ne nje konference per shtyp deputetja e PD-se Arenca Trashani ka theksuar se Rama shpreson se nje dite mega-afera prej 100 milione eurosh do te harrohet. Por ne jemi ketu per ti kujtuar atij se asgje nuk mund ta shpetoje nga nxjerrja e pergjegjesise se plote per projektin e liqenit me pallate 35-kateshe pas kontrates 20-perqindeshe te Leprit te tij. Kjo eshte prova me e qarte dhe me e paster e korrupsionit ne keta 20 vjet dhe eshte detyre e cdo institucioni qe te coje ne banken e te akuzuarve leprat dhe te zotin e tyre po aq sa eshte e drejte e cdo qytetari te kerkoje vendosjen e drejtesise per kete fenomen te shemtuar - theksoi Trashani.
Ajo theksoi se Rama duhet te shkoje vete ne prokurori dhe te jape shpjegime per 20-perqindeshin e perfituar nga kontrata prej Leprit te tij si dhe per projektin me grataciela tek zona e liqenit qe erdhi pas saj.