Rama ne Gramsh thirrje per protesta popullore

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkoi largimin e qeverise pasi sipas tij me vjedhjen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare u vodh gjithe pasuria publike e Shqiperise. Ky pushtet i kalbur dhe i zhytur ne korrupsion mund te ndalet vecse me protesta me fuqine e popullit. Ky pushtet i pavotuar nuk ka me frike nga shqiptaret pasi mendon se do te vjedhe serish vota per te vazhduar i qete grabitjet e tij - tha Rama. Sipas kryesocialistit ne Shqiperi pushteti po sundon popullin dhe ky sundim vjen sepse populli tha ai nuk eshte i lire te zgjedhe. Prandaj kjo situate vazhdoi Rama ne kete pike mund te ndryshohet vetem me protesta popullore. Ne duhet te rimarrim ne dore fatin e atdheut tone duke rimarre ne dore voten. Kjo eshte nje arsye e mjaftueshme per te dale ne protesta deri ne largimin e qeverise - nenvizoi Rama. Takimi i kreut te Partise Socialiste u zhvillua ne qytetin e Gramshit ku kujtojme se pikerisht njeri nga ish-deputetet e ketij qyteti Elmaz Sherifi pak dite me pare akuzoi kreun socialist Edi Rama per percarje ne Partine Socialiste dhe per mosmbajtje te premtimeve te dhena.