PE: Bashkoni forcat për procesin e integrimit
Kryetari Eduard Kukan i Delegacionit të Komisionit dhe zv.kryetari Hanes Zvoboda u janë drejtuar me një letër të hapur dy liderëve të Shqipërisë, Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Në letër, ata vlerësojnë kompromisin e arritur për nisjen e reformave të përbashkëta duke thënë se është një zhvillim inkurajues për procesin e integrimit te evropian të vendit.
Kukan dhe Zvoboda nënvizojnë se kjo është një sinjal për kalimin në një epokë të re bashkëpunimi pas disa viteve mungesë dialogu mes forcave kryesore.
Ne i konsiderojmë këto marrëveshje, të konfirmuara nga Parlamenti, si një përgjigje politike për sfidat e mëdha përpara. Tani, momenti duhet shfrytëzuar për të ndërmarrë masa politike që të jenë largpamëse, vendimtare dhe konstruktive për të siguruar një persperktivë të qartë për qytetarët. Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë mundësi thuhet në letër.
Letra bën thirrje dhe për një bashkim forcat në kuadër të procesit integrues në BE. Kukan dhe Zvoboda shprehin kënaqësinë që zbatimi i 12 prioriteteve të progres raportit të KE-së janë caktuar nga PD dhe PS si prioritet kombëtar.
Zhvillimet e reja në Shqipëri mund dhe shpresojmë se do të çojnë në krijmin e një platforme parlamentare për Evropën, që do të bashkojë të gjitha forcat politike në vend rreth qëllimit të përbashkët të integrimit në BE, vijon më tej letra.
Me 9 dhjetor do të zhvillohet takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim dhe Asociimi në Tiranë.