PE: Dialogu Prishtinë -Beograd me rëndësi për bashkëpunimin rajonal
BRUKSEL- Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. është kjo deklarata e deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët thonë se për këtë është e nevojshme që shtetet të nisin dialogun mes tyre.
Raportuesi i Parlamentit Europian Jelko Kacin është shprehur i kënaqur me përpjekjet që po bëhen në Beograd dhe Prishtinë, ndërsa disa eurodeputetë thanë se kjo nuk mjafton.
“Unë mendoj se të dyja palët në njëfarë mënyre kanë avancuar dhe shoh zhvillime të qarta e pozitive për të lavdëruar Beogradin dhe Prishtinën” është shprehur Kacin, i cituar nga RTK.
Por kolegët e tij eurodeputetë mendojnë se niveli i bashkëpunimit është i pakënaqshëm.
“Situata është delikate dhe tensioni ndihet sidomos pas aksionit antikorrupsion të EULEX-it” është shprehur eurodeputeti austriak Sëoboda.
Ndërkaq eurodeputetja Doris Pack i ka bërë thirrje Serbisë të ndryshojë qëndrimin karshi Kosovës.
“Me këtë nuk dua të them se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës , por se mardhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të vazhdojnë kështu.” ka thënë Pack.
(e.n/News24/BalkanWeb)