E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 6-vjeçare shkon të kullosë bagëtitë gjatë mbrëmjes, por nuk kthehet më Fshatarë duke kullotur bagëtinë (Foto Ilustruese)

Shkon të kullosë bagëtitë, por nuk kthehet më. Kjo është historia e një 6-vjeçare që ka humbur prej 2 ditësh. Ngjarja ka ndodhur fshatin Zapodi të rrethit të Kukësit. Familjarët ishin ato që kanë bërë denoncimin në polici. Gjatë komunikimit me forcat blu, familjarët e të miturës me iniciale B.M, kanë rrëfyer se vajza e tyre ka dalë nga shtëpia mbrëmjen e të shtunës, ndërsa nuk është kthyer më në shtëpi. Nuk ka pasur asnjë informacion rreth vajzës, ndërsa banorë të zonës po kontrollojnë të gjithë perimetrin për të parë ndonjë gjurmë të së miturës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›