Elbasan, 500 metalurgë të Kurum në protestë për kushtet e punës
ELBASAN- Rreth 500 metalurgë të Elbasanit mëngjesin e kësaj fillim jave kanë ndërprerë punën dhe kanë zhvilluar një protestë një orëshe në hyrje të ambienteve të kompanisë industriale “Kurum”. Protesta ishte organizuar nga ana e Sindikatës së Punëtorëve të Industrisë në bashkëpunim me punëtorët e uzinës së çelikut dhe asaj të Petëzimit.
Protesta masive është zhvilluar për mungesën e kushteve në punë, si dhe pagat e ulëta të cilat sipas protestuesve nuk kanë ndryshuar prej vitesh. Sipas kreut të Konfederatës së Sindikatës së Industrisë Kol Nikolli firmat e huaja në Shqipëri nuk po respektojnë kushtet e përcaktuara me ligj dhe po i diskriminojnë punëtorët shqiptarë duke mos u garantuar atyre as të drejtat minimale. Metalurgëve, u shpreh ai nuk u jepet as dieta ushqimore prej 5 mijë lekësh, dhe po ashtu nuk u jepet edhe antidodi, sic është edhe e parashikuar nga ligjet për metalurgët.
(m.a/News24/BalkanWeb)