Mjeti del nga rruga humb jeten 25 vjecari
Një 25 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës. Një mjet me targa greke ka dalë nga rruga duke goditur kolonen anësore të saj, për pasojë ka mbetur i vdekur 25 vjeçari Ardi Dervishi i cili udhëtonte si pasagjer në këtë mjet dhe gjithashtu kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë përkatësisht 27 dhe 28 vjeç, që ndodheshin në automjet gjatë udhëtimit .Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Elton Kujtimi 27 vjeç. Grupi hetimor, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes është duke bërë veprimet përkatëse për të përcaktuar edhe shkakun e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë.