Rritet presioni mbi Athinen per te aplikuar reforma te reja
Presioni është gjithnjë e në rritje në Greqi mbi përfundimin e marrëveshjeve për të shpëtuar vendin nga falimentimi. Së pari, qeveria duhet të bjerë dakord për reforma të vështira të punës që do ta qetësonin udhëheqësit politike dhe huadhënësit nevrikë.
Kjo marrëveshje vendos Ministrin e Financave Evangelos Venizelos në bisedime me inspektorët nga Bashkimi Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane – të njohur si Trojka. Bisedimet janë pjesë e një përpjekje për të rënë dakord mbi detajet e shkurtimeve të pagave dhe rikapitalizimin e bankës para se të paraqiten ato të liderëve politik për miratimin ditën e shtunë. Kryeministri i vendit Lukas Papademos ndodhet nën presion për të përfunduar bisedimet paralele me huadhënësit privatë. Kjo marrëveshje është e domosdoshme për negociimin e paketës së dytë të ndihmës financiare nga Europa me vlerë 130-miliardë euro, e cila bëse nuk vjen para marsit, e sjell Greqinë në prag të falimentimit përballë pagesës të papërballueshme prej të saj të interesave të borxheve të mëparshme. Athina ka përsëritur se bisedimet janë në fazën e tyre përfundimtare, por nuk ka arritur të sigurojë marrëveshje, por asgjë nuk ka ndodhur. Greqia duhej t'i mbyllte të dyja marrëveshjet deri të hënën, përpara se ministrat e financave të Eurozonës të mblidhen për të diskutuar ndihmën e re për të.