E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Kerkesa serbe mund te kaloje

Rezoluta serbe mund te kaloje ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni ka paralajmeruar se kerkesa e Beogradit per te gjykuar ligjshmerine e pavaresise se Kosoves ne Gjykaten nderkombetare te Drejtesise, mund te siguroje votat e mjaftueshme.

"Sistemi i votimit ne Asamblene e Pergjithshme eshte i dizajnuar qe cdo rezolute te kaloje, edhe rezoluta serbe mund te kaloje", tha Hyseni pas kthimit nga New Yorku.

Megjithate kreu i diplomacise kosovare pohoi rezoluta nuk do te kete pasoja per Kosoven ne periudhen afatgjate.

Hyseni u shpreh i bindur se gjykata nderkombetare do ta marr nje vendim te drejte, qe sipas tij eshte "hedhja poshte e kerkeses serbe".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›