E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, Fyle: Serbia të zbatojë marrëveshjet

Eurokomisioneri Stefan Fyle ka kerkuar nga Serbia implementimin e te gjitha marrëvëshjeve qe jane arritur deri tani ne kuader te dialogut Prishtine-Beograd.

Ne fjalen e mbajtur ne mbledhjen e sotme te PE-se, ne diskutimin per Kosoven dhe fusnoten, Fyle ka kerkuar angazhim serioz nga Serbia per perballjen me prioritetet kyce.

Pas zgjedhjeve serbe, qeveria e re e Serbisë do ti duhet të përballet me prioritetet kyce dhe për dialogun me Kosovën që do të thotë se Serbia duhet të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani me Prishtinen- tha ai.

Parlamenti Evropian diskuton sot për Kosovën, ndërsa të enjten do të votohet Rezoluta për Kosovën. Edhe pse Parlamenti Evropian gjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, duke qenë madje i vetmi institucion i BE-së, i cili Kosovën e trajton si republikë të pavarur, pranimi i Kosovës që të bëjë kompromis me Serbinë rreth përdorimit të emrit të saj në nismat rajonale i ka inkurajuar edhe disa deputetë në Parlamentin Evropian që të kërkojnë përdorimin e fusnotës edhe nga ky institucion i BE-së.

Në disa nga amendamentet të propozuara për Rezolutën për Kosovën, tre deputetët nga Grupi Socialist dhe Demokrat Pier Antonio Panzeri, Libor Rouqek dhe Maria Muniz de Urqiza kanë propozuar që pas emrit të Kosovës të përdoret fusnota dhe të sqarohet se kjo është pa paragjykuar qëndrimet rreth statusit dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe me mendimin e GJND-së për Deklaratën e Kosovës për Pavarësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›