Elbasan, vranë pronarin e diskos, burg pa afat për 3 të akuzuarit
ELBASAN- 'Burg pa afat'. Kjo është masa që ka dhënë sot Gjykata e Elbasanit ndaj dy vëllezërve Oltion dhe Flori Lamçe dhe 23-vjecarit Kliton Gjyka, të cilët akuzohen për vrasjen e pronarit të një diskoje.
Ngjarje e ndodhur natën e 23 shkurtit. Almir Cani u ekzekutua pranë banesës së tij me dy plumba në kokë, pas një debati për motive banale.
Sipas policisë dy vëllezërit Lamçja ishin ndihmuar gjate krimit nga shoku i tyre Gjyka, i cili u arrestua mbrëmjen e të dielës. Vrasësit dyshohet se më herët e kishin thirrur në telefon viktimën. Cani është gjetur i pajetë nga familjaret rreth 10 minuta pas krimit.
(el.me/news24/BalkanWeb)