E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni, përplasje mes partive shqiptare

Mosvendosja e marëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës ka shkaktuar përplasje mes sybjekteve politike DR- dhe BDI-së në maqedoni. Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku shprehet se vonesa ka ndodhur për çështje teknike ndërsa zëdhënësi i DR-së Arjanit Hoxha akuzoi qeverinë se po manipulon qytetarët pasi iu kishte premtuar se Maqedonia do të hapte ambasadën në Kosovë deri në mesin ose fundin e muajt shkurt. "Premtimet i konsiderojmë si manipulime me qytetarët shqiptarët të Maqedonisë pasi tani jemi në mesin e muajit mars dhe kjo çështje është harruar plotësisht nga ana e BDI-së. Po ashtu fakti që një delegacion i Maqedonisë, ka vizituar Serbinë së fundmi, dëshmon edhe njëherë që partia shqiptare në pushtet BDI-ja, nuk është interesuar fare që delegacionet zyrtare të shkojnë edhe në vizita në Kosovë" tha Hoxha. "Çështja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është thjesht çështje teknike e cila nuk do themi se kur do të ndodhë për shkak se kontaktet mes dy ministrive përkatëse të jashtme të Maqedonisë dhe Kosovës janë vendosur dhe në atë drejtim punohet"- tha Duraku. Maqedonia, me anë të një rezolute në Parlament njohu Kosovën si shtet të pavarur më 9 tetor të vitit 2008 dhe që nga kjo kohë edhe pse është paralajmëruar shumë herë, Maqedonia ende nuk ka vendosur hapjen së ambasadës së saj në Prishtinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›