E Diel, 1 Nëntor 2026

PE: Marrëveshja për Stabilizim Asociim e mundshme për Kosovën

Parlamenti Evropian konsideron që Bashkimi Evropian mund të lidhë me Kosovën marrëveshjen për stabilizim-asocim. Me gjithë faktin se Kosovën nuk e kanë njohur pesë shtete anëtare të BE-së, ato ftohen që të japin pëlqimin për përafrimin e Kosovës me BE-në.

Kësisoj thuhet në propozim-rezolutën për Kosovën, të cilën të hënën (më 3 dhjetor) do ta shqyrtojë Këshilli për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian, si dhe shtohet se “Parlamenti e merr në dijeni përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës”, në bazë të qëndrimit të grupit drejtues ndërkombëtar.

Europarlamentarët kanë shprehur “brengosjen për shkak të mungesës se përparimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” në Kosovë dhe kërkojnë që korrupsioni të luftohet në nivelin e lartë.

Në këtë dokument, të cilin e ka pasur në dorë gazetari i agjencisë Beta, kërkohet edhe “shpërbërja e strukturave paralele në veri të Kosovës, të cilat i financon shteti i Serbisë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›