OSBE: Partitë politike të dialogojnë në Parlament

Deklarata u bë nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Avaldas Ignatavičius, i cili foli në emër të kryesisë lituaneze të OSBE-së.
Për këtë arsye, ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, Ignatavičius tha se OSBE-ja ndjen keqardhje për humbjen e jetëve dhe plagosjet që ndodhën kur demonstrata politike e së premtes kaloi në dhunë.
Ignatavičius u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksoi nevojën për të hetuar ngjarjen dhe për t’i vënë autorët e dhunës përpara drejtësisë. “Për të zgjidhur dallimet politike ekzistuese, janë të nevojshëm dialogu dhe dëshira për të bërë kompromis”, tha ai.
“Unë nxis partitë politike të Shqipërisë të angazhohen në dialog konstruktiv e përfshirës ndërpartiak në Parlament si dhe në institucionet e tjera demokratike që ekzistojnë në vend”, u shpreh më tej ai. “Retorika politike e ashpër në publik vetëm sa do të përkeqësonte gjendjen dhe duhet shmangur”. Ignatavičius theksoi, gjithashtu, se ruajtja e rendit publik dhe shtetit të së drejtës është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. /S.Ll/Start/
2011-01-26 10:58