E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE Roucek Politika shqiptare ta lexoje mire raportin e PE

Zevendespresidenti i PE-se Libor Roucek tha se politika ne Shqiperi duhet ta lexoje mire raportin e Komisionit Evropian dhe te mos humbase me kohe per reformat integruese.

I kerkoj forcave politike te punojne se bashku. Ne te shkuaren ky bashkepunim kerkohej per anetaresimin ne NATO dhe per heqjen e vizave nderkohe qe tani kerkohet per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Partite politike duhet te punojne se bashku pasi nese ato nuk punojne atehere te gjitha do te jene fajtore. Kjo eshte ajo qe u shpreh edhe ne raportin e Komisionit Evropian. Shpresoj qe partite politike ta lexojne kete sic duhet te ulen ne tryeze dhe te diskutojne se bashku ne menyre qe ne raportin e ardhshem vjetor situata te kete ndryshuar dhe Bashkimi Evropian te thote qe Shqiperia ka bere progres dhe e meritoni statusin e kandidatit ka thene ati per tv ABC News.

I pyetur nese kriza politike ishte nje nga arsyet kryesore per pengesen e marrjes se nje mendimi pozitiv per statusin e vendit kandidat per anetaresim ai tha se Besoj se ishte nje nga arsyet kryesore. Besoj se kjo eshte ceshtja kryesore qe duhet kapercyer ne menyre qe forcat politike te mund te punojne se bashku per te ecur me reformat e tjera kryesore si reforma ne gjyqesor lufta kunder korrupsionit dhe ceshtje te tjera por kapercimi i ngercit politik eshte thelbesor pasi kjo do te beje qe maxhoranca dhe opozita te bashkojne forcat per reformat e integrimit.

Me tej Roucek shprehet se PE-ja do te jete prane Shqiperise per reformat por duhet te jene vete klasa politike ne Tirane qe duhet te marre persiper detyrat e saj.

Ne kemi tentuar shume te shkuaren qe te bindim forcat kryesore politike. Partia Socialiste ne Shqiperi eshte pjese e familjes socialiste evropiane dhe Partia Demokratike eshte pjese e partive popullore evropiane. Ne sigurisht do ti ndihmojme por ju takon lidereve te partive politike qe te kryejne detyrat qe kane per vendin e tyre. Ata jane pjese e familjeve tona ne jemi te interesuar qe Shqiperia te jete gati per anetaresimin sa me shpejt qe te jete e mundur. Ne kemi punuar shume seriozisht bashke per heqjen e vizave afatshkurtra. Eshte e rendesishme per qytetaret qe te jene pjese konkrete e Evropes. Ne do te punojme shume edhe per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ndaj forcat politike ne Shqiperi duhet te bejne detyrat e shtepise vijoi zevendespresidenti i PE-se. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-13 1838

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›