E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bechtel kerkon korridoret e Jugut

Amerikanet e Bechtel pas suksesit me ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash e cila i kushtoi buxhetit te shtetit rreth 1 miliard dollare shprehin interes edhe per akset e tjera qe shtrihen ne jug te vendit.

Fakti qe Kryeministri Sali Berisha eshte i bindur per te nisur ndertimin e rrugeve Tirane-Elbasan dhe Tepelene-Berat pavaresisht kostos ka terhequr vemendjen e kompanise amerikane e cila eshte specializuar per projekte te medha dhe me vlere te larte investimi.

Ne takimin e zhvilluar dje ne Kryeministri Berisha i falenderoi perfaqesuesit e Bechtel per punen e bere me ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash pjese e autostrades Durres-Kukes duke e konsideruar si arritje historike ekonomike dhe politike.

Fakti qe ne takim kishte ardhur vete presidenti dhe themeluesi i kompanise Riley Bechtel i shoqeruar nga zv.presidenti dhe drejtor menaxhues i kesaj kompanie tregon se amerikanet e kane marre seriozisht planin per tu perfshire ne dy projektet gjigande kostoja e te cilave mund te shkoje deri ne 500 milione euro.

Mesohet qe Bechtel ti kete thene Berishes se projekti qe ai realizoi referuar Rreshen-Kalimashit ishte nje nder veprat me te rendesishme qe kishte ndermarre ne karrieren e tij 21-vjecare. Kurse Kryeministri iu pergjigj duke thene se rruga Durres-Kukes eshte nje arritje historike politike dhe ekonomike per te gjithe shqiptaret dhe rajonin duke shtuar me pas se ajo jo vetem i bashkoi shqiptaret por i dha nje zhvillim te papare dhe te paparashikuar ekonomise turizmit dhe bashkepunimit te Shqiperise dhe shqiptareve me rajonin.

Pasi diskutuan mbi eksperiencen e Rruges se kombit palet u futen direkt e ne teme duke shikuar mundesite e bashkepunimit per te ardhmen e ne kete situate amerikanet kane shprehur interesimin per ndertimin e rrugeve qe jane pjese e Korridorit 8-te.

Presidenti i kompanise Bechtel shprehu interesin e tij dhe te kompanise per te marre pjese ne gara te tjera per te ndertuar vepra te tjera infrastrukturore si hekurudha apo segmente si ai i Korridorit 8-te si Tirane-Elbasan apo Berat-Tepelene etj. Ai u shpreh se kompania e tij e konsideron gjithmone prioritet dhe kenaqesi realizimin e veprave me impakt kaq te madh si ne Shqiperi.

Qeveria planifikon prej kohesh te vere ne zbatim planin e ndertimin te rruges Tirane-Elbasan e cila do te kete edhe nje tunel prej 4 kilometrash. Gjithashtu ne planet e tyre eshte edhe rruga tjeter po aq e rendesishme Berat-Tepelene e cila edhe kjo parashikon te kete tunel. Mesohet se dy akset do te ndertohen nga e para duke kaluar ne territore te reja me synim shkurtimin e distances.

Per Tirane-Elbasan mobilizimi i Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit ka nisur me kohe kur ne marsin e ketij viti ministri Sokol Olldashi dhe Kryeministri paraqiten detaje te projektit te hartuar nga nje kompani italiane. Sipas projektit gjatesia e rruges parashikohet te jete rreth 31 kilometra me 7 mbikalime 4 nenkalime dhe me nje tunel prej 4 kilometrash i perbere nga dy hyrje-dalje. Aktualisht nuk ka nje vleresim te sakte te projektit sa i takon financimit por perflitet rreth shumes 15 miliarde leke.

Per kete aks rrugor ministria ka akorduar ne buxhetin e vitit 2011 rreth 5 milione leke nje shume kjo teper e vogel por qe planifikohet te plotesohet me mbeshtetjen e donatoreve. Deri tani jane interesuar Fondi Kuvajtian dhe Banka Europiane e Investimeve duke pranuar te japin 1.3 miliarde leke per vitin 2011.

Sa i takon Berat-Tepelene ka pak te dhena rreth rruges qe lidh disa linja te jugut ne vend. Ajo qe dihet eshte studimi i nje kompanie gjermane e cila tregon se rruga ka disa veshtiresi financiare per shkak te terrenit dhe numrit te madh te tuneleve perfshi dhe urat. Megjithate Kryeministri ka deklaruar se rruga ne fjale rreth 40 kilometra e gjate do ti nise punimet brenda vitit 2011.

Kompania shprehu interes per te ndertuar hekurudha segmente te Korridorit 8 si Tirane-Elbasan apo Berat-Tepelene.

Ne takimin e zhvilluar dje me drejtuesit kryesore te kompanise Bechtel Kryeministri Berisha theksoi se realizimi i ketij projekti madhor sherbeu si nje universitet per biznesin e ndertimit shqiptar. Ky projekt i dha biznesit vendas njohuri cilesi dhe standarde pune nderkombetare duke i aftesuar te ndermarrin projekte gjithnje e me te medha tha kreu i qeverise.

Realizmi me sukses i ketij projekti deshmoi vertetesine e modelit ekonomik qe qeveria shqiptare aplikoi me investime maksimale ne infrastrukture dhe taksa sa me te uleta u shpreh Kryeministri.

Te dyja rruget mund te kene nje kosto totale rreth 500 milione euro. Megjithate nuk ka ende nje saktesim pavaresisht se qeveria planifikon te hape tenderin per punimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›