E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret pa viza evropiane te denje

13-11-2010 / Gazeta 55

I gjithe kryeqyteti dje ishte ne feste per kremtimin e Levizjes se Lire. Koncerti madheshtor dhe nje projeksion teknologjik i papare ndonjehere ne Tirane u ka kujtuar te gjithe shqiptareve sakrificat qe sollen vendimin historik te heqjes se vizave.


Berisha Evropa nuk eshte me nje toke e ndaluar per shqiptaret


Ne sheshin Nene Tereza te kryeqytetit nisi dje pasdite nje koncert madheshtor nen kujdesin e vecante te kryeministrit te vendit Sali Berisha ne kuader te festes per liberalizimin e vizave Shqiperi-BE. Vendimi per vizat u aprovua te henen me vote unanime ne Keshillin e Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te BE-se ne Bruksel. Festa per kete dite te shenuar u paralajmerua pak dite me pare per te marten por u shty per arsye objektive nga organizatoret. Me pjesemarrjen e kengetareve me te mire ne vend si grupi i shquar Elita 5 Rosela Gjylbegu Jonida Maliqi Juliana Pasha Grupi Burn qindra e mijera te rinj e te reja qytetare nga e mbare Shqiperia kremtuan denjesisht diten e cmuar ate te rifitimit te dinjitetit evropian te shqiptareve per te levizur te lire dhe pa barriera penguese ne mbare hapesiren evropiane te ciles i perkasim jo vetem gjeografikisht por jemi pjese e pandashme e mantelit historik kulturor dhe demokratik te Europes se zhvilluar. Ne kulmin e koncertit festiv nje video projektor me efekte vizuale u shpalos ne muret e gurta te Universitetit Politeknik te Tiranes i cili permblidhte te gjithe historine 20- vjecare te pluralizmit ne Shqiperi por edhe me gjere. U kujtuan figurat me te ndritura te kombit si Ismail Qemali dhe Nene Tereza. Rrugetimin e gjate te shqiptareve qe nga themelimi i shtetit shpallja e pavaresise clirimi nga okupatori nazi-fashist dhe rrezimi i nomenklatures se regjimit komunist ne fillim te viteve 90-te. Shembja e bustit te diktatorit me te eger ne historine e njerezimit Enver Hoxha takimet dhe lobimet disa vjecare te kryeministrit Berisha ne zyrat e kancelarive perendimore per hapjen e dyerve te integrimit te Shqiperise. Por tashme pas shume vitesh torture dhe mjerimi Evropa eshte shume prane. Ideali evropian eshte prekur.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›