E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa do te jete rritja ekonomike

Ne komisionin e ekonomise jane ndezur serish debatet per projektbuxhetin e vitit 2011. Opozita ka kontestuar parashikimet optimiste te qeverise per rritjen ekonomike gjate vitit te ardhshem.

Rritja ekonomike per vitin qe vjen parashikohet te jete 5.5. Nderkohe do te rriten investimet private ka deklaruar Endrit Lama drejtor i politikave makroekonomike ne Ministrine e Financave.

Por opozita ka reaguar duke kerkuar sqarime te detajuara nga perfaqesuesi i qeverise. Sipas parashikimeve tona rritja do te jete rreth 3 dhe jo 5.5 sic thoni ju ka deklaruar nenkryetarja e komisionit Mimi Kodheli.

Cili eshte ndryshimi i matjeve qe beni ju me ato qe ben FMN ka pyetur pas saj deputeti socialist Arben Malaj.

Ne perdorim te njejten metodologji me FMN-ne por gjykimi ne fund i ngelet ekonomistit dhe ekonomistet nuk jane te njejte eshte pergjigjur Lama.

Maxhoranca ka kerkuar miratimin e ketij projektbuxheti pasi ky do te jete buxheti i investimeve te medha. Por opozita veren renie te shpenzimeve qeveritare ne disa sektore.

Ky eshte buxheti i investimeve te medha. Ne kete buxhet nuk parashikohet rritje e bares fiskale. Vellimi i investimeve per buxhetin qendror do te kete nje rritje me 30 ndersa per buxhetin lokal kemi 10 miliarde dollare investime ka deklaruar zevendesministri i Financave Sherefedin Shehu.

Por ju keni parashikuar me pak fonde per bujqesine per shendetesine per arsimin ka replikuar deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Gjate javes qe vjen ne kete komision pritet te diskutohen te ardhurat investimet dhe pjese te tjera te ketij buxheti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›