Idrizi Marreveshja e ujerave smund te negociohet pas vendimit te gjykates
Partia Drejtesi dhe Unitet eshte kunder rinegocimit te marreveshjes per ndarjen e ujerave me shtetin grek. Kreu i PDU-se Shpetim Idrizi gjate nje takimi me simpatizantet e kesaj force politike ne Fier deklaroi se asnje qeveri nuk ka mandatin te rinegocioje marreveshjen e ujerave pas vendimit te Gjykates Kushtetuese. Sipas tij PDU-ja do te vijoje ta kundershtoje kete marreveshje duke qene kunder saj. Kush donte te degjonte i degjoi mesazhet tona paqesore. Ato jane Ne do te kthehemi ne ameri ne do te nderojme varret e te pareve tane dhe ne sigurisht do te fitojme te drejtat tona sepse sot eshte ora jone sot eshte ora e shqiptareve sot eshte ora e amerise. Pa dyshim ne kemi folur dhe mbajtur ceshtjen tone lart ne Parlamentin shqiptar ne kemi reaguar te paret duke kundershtuar marreveshjen e ujerave dhe asnje qeveri pas vendimit te Gjykates Kushtetuese nuk ka mandatin ta rinegocioje ate deklaroi Idrizi. Deputeti tjeter i PDU-se Dashamir Tahiri deklaroi se ameria eshte nje ceshtje qe u perket gjithe shqiptareve kudo qe ata jetojne dhe jo vetem ketij komuniteti. Ne po ecim dhe rikthimi yne eshte se shpejti ne ameri dhe rrugen nuk po na e tregojne plumbat por na e tregojne aspiratat europiane dhe ato te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne kengen e Enkelejdes degjova qe thoshte Pa Zot Pa Zot por une sot po ju them ameria ka zot ne Parlamentin shqiptar ameria ka zot ju ketu ne salle ameria ka zot 300 mije shqiptare te amerise ameria ka zot 7 milione shqiptare te Shqiperise natyrale tha Tahiri. Takimi i krereve te PDU-se ne Fier u be ne kuader te turit qe ka nisur kjo force politike per takime ne te gjithe vendin.