PE: Vendet e rajonit te heqin vizat mes tyre, pastaj kushtet e liberalizimit
Parlamenti Evropian, kerkon nga vendet e rajonit, qe te heqin vizat mes tyre dhe me pas te plotesojne kushtet per liberalizimin e vizave. Ne nje nga pikat e rezolutes se miratuar dje nga Parlamenti Evropian, theksohet se Bashkimi Evropian, duhet te shmange krijimin e nje situate, ku te krijohen diferenca mes vendeve te Ballkanit, per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave. Pra liberalizimi i vizave, duket se do te vije per te gjitha vendet ne te njejten kohe. PE shpreh shqetesim nga ana tjeter, per pasojat e luftes ne Ballkan qe mbeten ende pengese per sigurine dhe stabilitetin politik te Rajonit. Si dhe per nderthurjen e interesave te biznesit, politikes dhe medias ne keto vende.