E Diel, 1 Nëntor 2026

PE Zgjidhni ngercin pa hetuar vendimet e gjykatave

PE Kukan Me 8 nentor votohet heqja e vizave. Berisha Integrimi i bazuar ne merite

Deputetet e Parlamentit Evropian te kryesuar nga presidenti i Delegacionit per Evropen Juglindore z. Eduard Kukan garantuan dje Kryeministrin Sali Berisha se me daten 8 nentor zyrtarizohet vendimi per liberalizimin e vizave. Gjate takimit ne seline e qeverise shqiptare z. Berisha u shprehu europarlamentareve mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e jashtezakonshme dhe miqesore qe ata i kane dhene qeverise shqiptare Shqiperise dhe shqiptareve ne perpjekjet e tyre per tu perafruar gjithnje e me shume me Bashkimin Evropian dhe per heqjen e vizave. Ne vecanti Kryeministri Berisha e vleresoi si ngjarje historike votimin nga Parlamenti Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.

Ne takim u diskutua edhe per situaten politike ne vend ku u vleresua oferta e mazhorances per hetimin e te gjitha ceshtjeve nga komisioni parlamentar pervecse atyre per te cilat ka vendim te gjykatave si dhe gatishmerine e mazhorances per te votuar amendamentet qe opozita do te sugjeroje per kuadrin ligjor per zgjedhjet e ardhshme me kushtin qe ato te jene keshilluar paraprakisht me institucionet e OSBE/ODIHR-it. Duke nenvizuar efektet e jashtezakonshme transformuese te pese viteve te fundit qe reformat e ndermarra drejt integrimit evropian kane pasur per Shqiperine Kryeministri i siguroi se per qeverine shqiptare cdo hap drejt integrimit evropian duhet te jete teresisht i bazuar ne performance e merite si interesi jetik ky i qytetareve shqiptare. Europarlamentaret vleresuan punen e madhe dhe reformat e thella qe qeveria shqiptare ka ndermarre gjate kesaj periudhe te cilat kane bere te mundur edhe keto arritje te rendesishme. Ne vecanti parlamentaret evropiane e cilesuan si shume te madhe punen e bere per hartimin perpilimin dhe prezantimin para Komisionit Evropian te pergjigjeve te pyetesorit dhe theksuan se cilido qofte opinioni i Komisionit ne kete pike ai duhet pare si nje inkurajim per arritjet e Shqiperise gjate kesaj periudhe por edhe per reformat e ardhshme integruese.

Eurodeputetet e pergezuan Kryeministrin Berisha per realizimin e kerkesave te udherrefyesit per liberalizimin e vizave cka beri te mundur voten pozitive me shumice derrmuese ne Parlamentin Evropian dhe njekohesisht rikonfirmuan shpresen e tyre se edhe Keshilli Evropian do te jape se shpejti konsensusin e tij duke e shnderruar ne realitet endrren e shqiptareve per levizje te lire ne hapesiren evropiane. Europarlamentaret vleresuan gjithashtuinfrastrukturat e rendesishme te realizuara gjate kesaj periudhe si Rruga e Kombit Durres ndash Kukes cka mundeson lidhjen me Kosoven e rajonin ne nje kohe shume te shkurter dhe uruan qe edhe ne qytetet e medha te vendit si Tirana apo qytete te tjera te kene mundesine te shohin infrastruktura te kesaj cilesie ne te ardhmen.Gjithashtu europarlamentaret vleresuan kontributin e Shqiperise ne sherbim te konsolidimit te paqes stabilitetit bashkepunimit e miqesise ne rajon si dhe rolin konstruktiv te moderuar e te rendesishem qe Shqiperia ka luajtur dhe vijon te luaje per thellimin e ketij bashkepunimi. Gjate takimit Kryeministri Berisha beri nje ekspoze te reformave dhe arritjeve te rendesishme te qeverise shqiptare gjate kesaj periudhe ne luften kunder krimit korrupsionit zhvillimit ekonomik reformave ne fushen e arsimit shendetesise privatizimeve per transparence thjeshtesim dhe modernizim te procedurave per nje qeverisje me te mire ne kuader te promovimit te Shqiperise ne moshen dixhitale krijimit te klimes se pershtatshme per biznes e investime.

Me theks te vecante Kryeministri u ndal ne arritjet ne luften kunder korrupsionit dhe reformat e ndermarra nga qeveria ne kete drejtim qe kane cuar ne reduktimin e ndjeshem te korrupsionit dhe ne dyfishimin ne 5 vjet te te ardhurave fiskale e doganore si prokurimet 100 per qind elektronike eliminimi i lejeve dhe licencave shtrirja gjithnje e me teper e procedurave One stop shop dhe dixhitale etj. Shqiperia sot - tha Kryeministri - renditet ne catine boterore si vendi me prokurime 100 per qind elektronike vleresohet 27 per qind me lart sesa mesatarja e vendeve te OECD-se per lehtesirat ne fillimin e biznesit dhe 25 per qind me lart per sa u perket investimeve ndersektoriale. Po ashtu Kryeministri theksoi faktin se Shqiperia eshte nje vend i sigurt dhe indiciet e kriminalitetit jane me te uleta se mesatarja e vendeve te BE-se. Po dje delegacioni i PE-se u takua edhe me zevendeskryeministrin Ilir Meta.

Rama-Kukan Nuk terhiqemi nga hetimi i zgjedhjeve

Kryetari i PS-se Edi Rama takoi dje delegacionin e Komisionit Parlamentar per Stabilizim-Asocimin mes Shqiperise dhe BE-se. Sipas njoftimit per shtyp te PS-se kreu i ketij delegacioni z. Eduard Kukan u shpreh i interesuar per qendrimin e PS-se per mundesite e zgjidhjes se krizes politike. Ne pergjigje te interesit te zotit Kukan Edi Rama ritheksoi se qendrimi i PS-se per zgjidhjen e krizes eshte nje qendrim proaktiv qe buron nga rezoluta e Parlamentit Evropian. Partia Socialiste - u shpreh zoti Rama - ka prezantuar nje oferte te re politike e cila mund ti jape nje zgjidhje te shpejte krizes politike dhe e cila bazohet teresisht tek rekomandimet e rezolutes se Parlamentit Evropian te 8 korrikut 2010 e cila thote ...Marreveshja baze per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per te hetuar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009 - ku kryetari dhe shumica e pjesetareve zgjidhen nga opozita dhe i cili ka mandatin per te hetuar materialet zgjedhore - duhet implementuar sa me shpejt te jete e mundur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›