Reforma zgjedhore LSI Pjesemarrese edhe partite jo parlamentare
Ne tryezen e ardhshme per reformen zgjedhore pervec partive parlamentare do te marrin pjese edhe partite joparlamentare nje format i ri i cili parashikon vazhdimin per tryezen e reformes zgjedhore edhe pa pjesemarrjen e Partise Socialiste ne te. Lidhur me kete format kryetari i Komisionit per Ceshtjet Ligjore ne LSI Spartak Braho deklaroi dje Pergjigjja e mazhorances per kete ide ka qene pozitive pra koncepti yne qe tavolina duhet te jete e gjere ka gjetur mbeshtetje dhe kjo mbeshtetje do te duket tashme ne ate aksion qe do te ndermarre shoqeria civile ku ekspertet e forcave politike dhe partive parlamentare do te jete prezente. Sa i perket pjesemarrjes apo jo te PS-se tashme formati i ri i zhvillimit te reformes do te vazhdoje edhe pa pjesemarrjen e saj - theksoi Braho. Ai vuri ne dukje se LSI nxit formatin e ri per reformen zgjedhore duke i bere thirrje aksionit qytetar te shoqerise civile te drejtuar nga ish-kreu i KQZ-se Kristaq Kume qe te vere ne levizje tere strukturat e tij dhe te filloje punen sa me pare duke terhequr ne tavoline ekspertet e subjekteve politike duke kerkuar dorazi qe tryeza e reformes te drejtohet nga Kristaq Kume si ekspert ne fushen e zgjedhjeve. Do te njoftohen ne mbledhjet e ardhshme dhe ky ishte qellimi i kesaj konference shtypi qe te nxisim keto struktura. Do bejme edhe thirrje qe specialiste dhe eksperte te PS-se te jene prezente. Ne do te bejme gati draftin e verejtjeve duke u mbeshtetur edhe ne ato verejtje themelore qe do te paraqese cdo force politike cdo ekspert i shoqerise civile per te qene i gatshem per votim - sqaroi kryetari i Komisionit per Ceshtjet Ligjore ne LSI. Nese do te vije apo jo PS ne kete faze eshte puna e saj apo ne faza te tjera qe lidhen me aktivitetin ne Parlament perseri eshte nje ceshtje e PS-se - vleresoi Braho.