E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE debati per liberalizimin e vizave

Heqja e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen duhet te hyje ne fuqi perpara Krishtlindjeve. Me kete mesazh nisi debatin ne seance plenare te PE-se raportuesja Tanja Fajon. UPDATE

Kolege perfaqesues te Keshillit e Komisionit le te bejme me te miren qe ne mundemi le te bejme nje hap me shume dhe tu mundesojme qytetareve te Shqiperise dhe Bosnjes qe te udhetojne lirshem madje perpara festave katolike Krishtlindjeve perpara fundit te ketij viti nisi fjalen e saj raportuesja Tanja Fajon.

Ne emer te Komisionit Europian Malmstrom pergezoi perpjekjet e bera nga autoritetet e Tiranes dhe Sarajeves ne permbushjen e kritereve te kerkuara duke shtuar se kujdesi duhet te vijoje edhe pas heqjes se regjimit.

Me lejoni te nenvizoj se heqja e vizave vjen bashke me pergjegjesite ne menyre qe te parandalohen abuzimet. Eumlshte themelore qe Shqiperia dhe Bosnja te marrin gjithe masat e nevojshme per te kufizuar fluksin e personave qe kerkojne pa baze azil tha komisionerja Europiane per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom.

Pervec thirrjes ndaj Keshillit te Ministrave te Brendshem per te miratuar vendimin per liberalizimin e vizave raportuesja e Komitetit te Jashtem Europarlamentar Ludford kritikoi qendrimin e qeverise franceze.

Ne e beme kete marreveshje ju thame Nese ju kaperceni kete grope do te merrni regjim te lire vizash. Nese Franca apo ndonje vend tjeter kane dyshuar ndonjehere per kete veprim ato nuk duhet te kishin mbeshtetur kurre udherrefyesin e vizave. Tani ato nuk duhet te bejne te deshtoje ky premtim u shpreh Sarah Ludford Raportuese ne Komitetin e Jashtem ne PE.

Ashtu sic pritej heqja e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen eshte mbeshtetur ne shumice nga grupet parlamentare me perjashtim te ekstremisteve. Nderkohe qe eurodeputete te vecante nga grupimi i djathte apo i majte kane shfrytezuar debatin per te percjelle mesazhe shtese.

Raporti i Fajon per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen votohet mesditen e se enjtes ne Parlamentin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›