E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daul Vizat siguri 98 perqind

Perpara votimit te heqjes se vizave ne seance plenare kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua me shefin e se djathtes europiane Joseph Daul.

Eurodeputeti francez garantoi se 98 e grupit te tij politik do te votojne pro liberalizimit por tregoi se Franca ndoshta do te kerkoje garanci shtese nga te dy vendet.

Franca nuk mund te bllokoje e vetme edhe po te deshironte ju e dini kete. Nuk mendoj se Franca po bllokon ndoshta ajo do te ngreje ndonje pyetje per ate cfare ndodh e qe do te pasoje. Mendoj se eshte me shume nje problem i garancive per shkak te problemeve qe ne hasim aktualisht brenda kufijeve te Europes sic e dini e ndoshta do tiu kerkoje garanci shtese tha kreu i grupit parlamentar te Partive Popullore Europiane ne PE Joseph Daul.

Tch A garantoni dot qe grupimi juaj do votoje pro ne seance

Daul Ne shumice te forte... mund tiu garantoj per 98 a ju mjafton 100 siguri nuk eshte kurre gjate nje votimi. Sot nuk kishte asnje lloj pyetje per vizat gjate mbledhjes se grupit nuk pati asnje.

Nderkohe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha ky eshte kurorezimi i punes se bere gjate ketyre muajve por megjithate sipas saj lobimi do te vazhdoje deri ne Keshill per liberalizimin e vizave.

Ka patur shume mbledhje ne komisionin e jashtem te sigurise e te drejtave civile e tek te tjeret. Kemi komunikuar gjate gjithe ketyre muajve gjate gjithe ketij viti dhe une them qe neser eshte kurorezimi. Derisa te arrije tek Keshilli ne nuk mund te ndalemi per asnje sekonde nga vazhdimi i lobingut duke e garantuar secilin nga vendet e BE-se se ne jemi serioze tha zonja Topalli per Top Channel.

Pervec lobimit per ceshtjen e vizave sic u shpreh ajo kryetarja e Kuvendit ka biseduar gjate takimit me Daul edhe per marrjen e statusit kandidat te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›