E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda e Belgjika Jo heqjes se vizave

Ne seancen plenare te Parlamentit Evropian ka pasur edhe eurodeputete qe jane shprehur kunder heqjes se regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.

Keshtu holandezi Van der Stoep e ka vene theksin tek krimi dhe korrupsioni ne dy vendet e Ballkanit qe sipas tij kane arritur nivele alarmante.

Bosnja dhe Shqiperia jane vendet me te korruptuara. Smund te hiqen vizat per vendet e korruptuara. Gjithashtu ato jane anetare te Konferences Islamike ka deklaruar Van der Stoep.

Ne te njejten linje eshte shprehur edhe eurodeputeti belg Claeys sipas te cilit heqja e vizave do te thote futja e krimit ne Evrope.

Shqiperia dhe Bosnja jane vende burimi te trafikut. Shqiperia ka lidhje te forta me krimin e organizuar. Po lejojme krimin te hyje ne BE ka pohuar Claeys.

Deklaratat e tyre jane mbeshtetur edhe nga Viktor Bostinaru i cili ne fjalen e tij ka theksuar se Shqiperia nuk ka zgjidhur ende krizen politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›