PE diskuton më 25 maj për zgjedhjet lokale në Shqipëri
Parlamenti Europian do të diskutojë më 25 maj për zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Në axhendën e Parlamentit Europian është parashikuar që kreu i delegacionit të PE-së për zgjedhjet Eduard Kukan të raportojë në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Eduart Kukan ka deklaruar më herët se zgjedhjet lokale 2011 janë një mundësi shumë e madhe për të ardhmen e Shqipërisë.