PE dorëzohet: Nisma jonë dështoi

“Na vjen keq që qeveria dhe opozita nuk kapërcyen divergjencat mes tyre”, thuhet në komunikatë.
Sipas saj, integrimi i vendit tani është në duart e pozitës dhe opozitës shqiptare, që duhet të përmbushin kriteret e Kopenhagenit.
“Ne shpresojmë se lidershipi politik shqiptar e kupton se kapërcimi i këtyre ngërceve është jetik për integrimin”, thuhet gjithashtu në dokument, ku kërkohet zgjidhja e krizës duke respektuar Kushtetutën dhe institucionet.
“Ne shpresojmë që në respekt të plotë me Kushtetutën të zgjidhet ngërci aktual, në mënyrë që të arrihet integrimi”, shprehen Doul dhe Schultz.
Në përfundim ata i kërkojmë opozitës shqiptare që të vazhdojë punën në Parlament, ndërsa qeverisë që të bashkëpunojë me opozitën për të bërë një reformë që të jetë garant për zgjedhjet e ardhshme.