PE draft për krizën: Nëse s’pranohet, "ngrihen" vizat
Drafti i krijuar nga Partitë Popullore Evropiane si dhe Socialdemokratët, do t’i propozohet me anë të telefonit dy liderëve kryesor të politikës shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Victor Boshtinaru, i cili ka theksuar se nëse drafti nuk do të pranohet, atëherë Parlamenti Evropian do të “ngrijë” të gjitha proceset integruese për Shqipërinë.
“Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë dy grupet politike europiane do ta firmosin atë me dy liderët, kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama. Por nëse këta dy liderë do të hedhin poshtë propozimin e Parlamentit Evropian, nëse unë jam informuar mirë dhe besoj që e di mirë këtë situatë, të dy grupet politike evropiane vendosin të ngrijnë të gjitha çështjet me Shqipërinë, përfshi dhe atë për regjimin e lirë të vizave”, ka deklaruar Boshtinaru në një intervistë për tv Top-Channel.
Ai ka sqaruar edhe draftin, sipas të cilit dy liderët kryesorë në Shqipëri janë në dijeni të përbaltjes. “Drafti është përpiluar nga dy grupet politike të Parlamentit Evropian. Të dy liderët në Tiranë janë plotësisht në dijeni të përmbajtjes. Për mendimin tonë, ky draft është mjaftueshëm fleksibël për t'u pranuar nga të dy, por kjo varet nga vendimi që do të marrin dy partitë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për ndikimin dhe pasojat për këtë marrëveshje”, u shpreh Boshtinaru.
Takimi ka qenë i fshehtë jo vetëm për median, por edhe për eurodeputetë të ndryshëm. Në këtë mbledhje, PPE dhe Socialdemokratët europianë janë përfaqësuar nga kryetarët dhe nënkryetarët respektivë, po thuhet se i pranishëm gjatë bisedimeve mbi Shqipërinë ishte dhe kreu i delegacionit për Ballkanin, Kukan.
I pyetur mbi rezultatin e këtij takimi dhe pse mendonte se palët në Shqipëri mund të pranonin draftin e PE-së, Kukan tha se nuk mund të jepte detaje, por përsëriti mesazhin për marrëveshje ndaj të dy palëve. “Po bëjmë ç'është e mundur nga ana jonë për të zgjidhur ngërçin politik, sepse kjo po dëmton vendin, po dëmton të ardhmen e tij dhe progresin drejt BE-së.
Ne bëmë gjithçka mundëm dhe tani u takon atyre që të arrijnë marrëveshje. Ne duhet t’i inkurajojmë e t’i shtyjmë ata me mirësjellje që të arrijnë një marrëveshje dhe kaq, sepse ne deri tani s'kemi asnjë lajm prej tyre që të kenë arritur marrëveshje”, është shprehur Kukan.