PE fton gjithë vendet e BE-së të njohin Kosovën
Amendamenti kaloi me një diferencë të ngushtë të votash, 31 deputetë votuan pro dhe 27 kundër. Gjithashtu, Këshilli i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar në Bruksel rezolutën për perpektivën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Rezoluta është miratuar me 45 vota pro, 14 kundër dhe 2 abstenime, ndërsa pritet të votohet në Parlamentin Evropian në fillim të muajit korrik.
Serbia duhet “të veprojë në mënyrë pragmtike ndaj statusit të Kosovës”, megjithëse e kupton se “pranimi i Kosovës tani për tani nuk është mundësi e pranuar politike për udhëheqjen në Beograd”, theksohet mes tjerash, në tekstin e rezolutës, të cilën e ka miratuar Këshilli i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian, në Bruksel.
Të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të përkahin një qasje të përbashkët për Kosovën, theksohet në rezolutën e paraqitur nga eurodeputja Ulrike Lunacek.
Ky këshill, për të parën herë, e ka miratuar amendamentin, në të cilin thuhet se “do ta kishte përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”. është miratuar edhe plotësimi i rezolutës, ku thuhet se “merret në dijeni se shumica e fqinjëve e kanë pranuar Kosovën”.
Deputetja austriake, Ulrike Lunaçek e cilësoi këtë në masë të caktuar, si njohje të pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian.
Anëtarët e PE-së theksojnë se viti 2010 është vit i rëndësishëm për Qeverinë e Kosovës që të arrijë progres në reforma, sic janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Eurodeputët janë shprehur të shqetësuar me shtrirjen e korrupsionit, i cili sipas tyre, mbetet një nga problemet më të mëdha në Kosovë bashkë me krimin e organizuar.
Eurodeputetët gjithashtu përmes rezolutës kanë shprehur shqetësimin edhe për veriun e Kosovës, i cili sipas tyre, vuan nga mungesa e rendit dhe ligjit, presioni i shtuar dhe kërcënimi i shoqërisë civile nga grupet radikale si dhe krimi i organizuar.