Maqedoni, rasti i Sopotit kthehet për rigjykim
Ky vendim është miratuar nga Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore të Kumanovës, dhe pritet të hyjë në fuqi ditën e hënë kur edhe katër të dënuarit pritet të lirohen nga burgu i Idrizovës dhe të kthehen te familjet e tyre.
Vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës për kthimin e lëndës në shkallën e parë e konfirmoi kryetari i Gjykatës, Sefer Memeti. Këtë vendim të Gjykatës së Kumanovës e kanë mirëpritur edhe vetë të burgosurit.
“Ne e mirëpresim këtë vendim të gjykatës, dhe jemi të gatshëm të dëshmojmë pafajësinë tonë në çdo mënyrë, si të duan ata, ne jemi të gatshëm. Do të shkojmë rregullisht në gjykatë, do të paraqitemi dhe do të dëshmojmë pafajësinë tonë", tha Samet Lutfiu, i burgosur për rastin e Sopotit.
Ndërkohë, për të dënuarin e pestë, Zenel Klaiqin dhe gjashtë të tjerët që janë dënuar në mungesë, këto ditë do të deklarohet gjykata e Apelit në Shkup, në bazë të ankesave të paraqitura nga pala mbrojtëse pas vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, e cila kishte refuzuar kërkesën për përsëritjen e gjyqit për këta të dënuar.