E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triller ne Superlige Duro Gjithcka e hapur per titullin

Titulli kampion në Superligën shqiptare është kthyer në një film triller. Pas javës së 28-të, Skënderbeu ka marrë kryesimin me dy pikë më shumë se rivalët e Flamurtarit, por trajneri Shpëtim Duro kërkon të largojë euforinë nga skuadra korçare.

Duke folur për Albanian Screen, tekniku shprehet se kampionati ka hyrë në fazën më interesante dhe në të njëjtën kohë më të vështirë, ndërsa gara për titullin mbetet e hapur.

“Sigurisht që është një fazë interesante, edhe kur ishim një pikë mbrapa edhe tani një pikë para. Diferenca nuk është e madhe. Kampionati është në një fazë interesante, por çdo gjë është e hapur mes Flamurtarit dhe Skënderbeut”- tha Duro.

Deri në fund të sezonit mbeten edhe pesë javë, ndërsa titulli kampion mund të vendoset në ndeshjen e fundit ku Skënderbeu dhe Flamurtari do të përballen në Vlorë.  Nëse titulli është ende vakant, Duro është I sigurt vetëm për një gjë: të dyja skuadrat e meritojnë.

 “Sidoqë të zhvillohen ngjarjet, të dyja skuadrat, si Flamurtari ashtu edhe Skënderbeu e meritojnë plotësisht titullin sepse janë dy skuadra që kanë qenë protagonistë në këtë kampionat”- tha Duro.

Në javën e ardhshme të Superligës, Skënderbeu do të luajë kundër Laçit, ndërsa Flamurtari do të presë Dinamon.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›