PE miraton MSA-në me Serbinë
Parlamenti Evropian ka miratuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Serbinë.
Në mbledhjen e sotme të Parlamentit Europian deputetët votuan me 612 vota pro dhe 38 kundër për ratifikimin e MSA-së me Serbinë.
Depuetët miratuan edhe rezolutën për integrim evropian të Serbisë, autor i së cilës është raportuesi i PE-së, Jelko Kacin.
Para votimit të rezolutës, deputetët paraqitën edhe nëntë amendamente, nga të cilat shumica u përkrahen.