Rusia njeh pavarësinë e Palestinës me kufijtë e vitit 1967

Njohja e Palestinës nga ana e Rusisë, pas Argjentinës, Brazilit dhe gjashtë vendeve të tjera amerikanojugore i hap rrugë futjes së çështjes në agjendën e Kombeve të bashkuara, shkruan e përditshmja më e madhe turke, "Zaman".
Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, gjatë vizitës në Palestinë që shkaktoi reagim tek izraelitët, theksoi se Moska njihte Shtetin e pavarur të Palestinës me kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
Gjatë vizitës së tij historike në Lindjen e Mesme, Medvedev u takua me liderin palestinez, Mahmud Abaz në takim bilateral dhe me delegacione.
Shtypi izraelit i dha vend sot një zyrtari të zbulimit, i cili citohet të ketë thënë se deri në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator, pritet që shumë shtete të tjera të njohin Palestinën me kufijtë e para luftës së vitit 1967. Vetëm në dy muajt e fundit, Palestinën e kanë njohur shtete si Bolivia, Kili, Ekuadori, Uruguai, Venezuela, Gujana, Brazili dhe Argjentina.
/Start/F.Prroni/
2011-01-19 10:45
[