Ben Blushi: Përjashtimi i Islamit, i padrejtë
I ftuar dje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, Ben Blushi, një nga figurat kryesore të PS-së iu është përgjigjur dje një sërë pyetjesh në një panel me gazetarë, ku ndër të tjera deklaroi se “përjashtimi i Islamit nga PS ka qenë i padrejtë”.
Çfarë ka ndodhur realisht mes jush dhe Ramës?
Gjërat kanë qenë publike. Ky është një raport që ka qenë shumë publik në ditët e mira dhe të këqija të veta, kështu që nuk ka gjëra poshtë tavolinës, siç e kemi edukuar ne veten dhe njerëzit që të mendojnë këto 20 vite, që politikanët 90 për qind të gjërave i bëjnë poshtë tavolinës dhe 10 për qind i thonë, apo përpiqen t’i thonë të tjerët në emër të tyre. Çdo gjë, për çështje programesh, çështje koalicionesh ka qenë publike. Tani nuk e fsheh dot, ka një mirëkuptim më të madh, sepse ka afrim më të madh qëndrimesh. Nuk është çështje njerëzish, opinionesh, apo mendimesh në përgjithësi. Qëndrimet janë afruar dhe kjo ka afruar edhe njerëzit, është normale.
Ju e konsideroni veten bashkëpunëtor apo rival të Ramës në PS?
Ajo që na bashkon më shumë sesa çdo gjë është nevoja për të fituar zgjedhjet në 2013-n. Shpesh kam nevojë ta shpjegoj këtë; Jo nevoja për të fituar zgjedhjet si zgjedhje. Ne duhet t’i shohim zgjedhjet si mundësi për të zbatuar pikëpamjet tona për ndryshimin e vendit, për të krijuar një set të domosdoshëm reformash që Shqipëria si ka pasur, ose i ka vonuar në 20 vite për arsye kryesisht politike. Ky është qëllimi në fund të fundit.
Nëse do ta marrim kohën si pjekuri, sjellja ekstremiste e së majtës ka qenë në funksion të pjekurisë, ndërkohë që ju keni qenë kundër ekstermizimit të së majtës...
Unë për asnjë sekondë nuk u iki qëndrimeve që kam mbajtur. Është e vërtetë që kam qenë për një pozicion më paqësor, apo më të moderuar pas zgjedhjeve. Kam kërkuar që PS të përballojë me më shumë qetësi humbjen e zgjedhjeve në 2009-n dhe të mbante qëndrime më racionale për çfarë erdhi më pas. Ky nuk ka qenë qëndrimi i shumicës në PS. Shumica zgjodhi një politikë që ju e kini quajtur agresive, radikale edhe në raport me ato që unë mendoja dhe që mendoj sot. Unë kam arsye të them se koha provoi atë që kisha menduar atë herë, por këtë nuk e them dot me siguri.
Pra, kemi një pjekje të pjesës tjetër të PS?
Kjo nuk ka lidhje vetëm me mua. Mendoj se presioni nga jashtë, nga ndërkombëtarët dhe presioni nga brenda PS, nga disa deputetë, nga një pjesë jo e vogël, gati 30 për qind e PS, ndikoi që PS të hyjë në Kuvend, të marri pjesë në votimin e ligjeve, të perceptohet, të paktën si një parti që e mbështet integrimin europian më shumë sesa më parë dhe me një linjë të moderuar që sot po jep frytet e veta.
LMN e la pezull punën e saj apo i arriti qëllimet?
Ne kishim ambicie më të mëdha, por koha të detyron t’i modelosh ambiciet e tua. Sigurisht ka që u përjashtuan dhe më vjen keq që dikush pagoi çmimin e të gjithë neve. Nëse dikush duhej përjashtuar mbase duhet të isha unë i pari.
Është i padrejtë përjashtmi i Kastriot Islami?
Sigurisht. Pa dyshim, sepse Kastriot Islami është përjashtuar nga partia për diçka që e mendonin si ai shumë vet.
E keni mbështetur Ramën për ndarjen e re të deputetëve në zona?
Mund të them se, nuk ka ndonjë gjë për të fshehur, unë jam konsultuar me z. Rama për këtë zhvendosje, për sa më takon mua jo të tjetër. Ka qenë diçka që po e them sot, që nëse unë nuk do të doja, kjo nuk do të ndodhte. Nuk mund të ndodhte që unë të zhvendosesha nga territori i Korçës, ku unë jam zgjedhur prej mandatesh, nëse unë nuk do të doja. Kjo nuk do të thotë se është kënaqësi madhe, sepse nuk kam ikur nga Korça i kënaqur, por kam shkuar në një qark tjetër po aq të rëndësishëm.
Ju propozoi Rama apo...
Ishte një konsultë e përbashkët. Kishim disa mundësi. Unë zgjodha Elbasanin, për disa arsye që nuk ka rëndësi t’i them, por besoj se është një qark jetik dhe kjo më stimuloi më tepër për ta zgjedhur. Po të keni parasysh në vitin 2009, ne kemi dalë barazim në Elbasan.
Pse e mbështesni Ramën në këtë pikë?
Unë nuk mbështes Ramën, mbështes principin. Principi është që pas 10 apo 11 vitesh siç është rasti im, ka deputetë që kanë qenë dhe më gjatë në zona të tjera, është mirë që të lëvizi. Kini parasysh që këto s’kanë qenë vite të thjeshta për ne. Nga viti 2001 deri në vitin 2005 kur ne humbëm zgjedhjet, nuk ishte shumë e lehtë që menaxhoje interesa elektorale shumë normale. Nga viti 2005 e deri më sot aq e vështirë është t’u përgjigjesh interesave jetike të zgjedhësve. Kjo, në përgjithësi më ka vënë në vështirësi jo vetëm mua, në disa raste, por shumë deputetë të tjerë. Gjëja më e mirë në këto raste është të lëvizësh dhe shumë prej nesh e kanë bërë këtë.
Në tezat tuaja, a ka një përpjekje për të rishikuar marrëdhënien e së majtës me brezat?
Elektorati i PS-së në fillim të pluralizmit ka qenë shumë më i konsoliduar dhe rezultatet elektorale e tregojnë këtë gjë. E para, ishte një brez më i shtyrë dhe i lidhur me shumë me luftën. Pavarësisht se ishin të gjithë të pakënaqur në vitin 1991 me trashëguam më shumë votues se e djathta dhe e trashëguam këtë depozitë deri në vitin 2000. Në vitin 2000 nuk ishte kështu, humbën zgjedhjet në 2002, humbëm zgjedhjet në 2005, sigurisht që ka lëvizje tektonike të elektoratit për shkak se PS nuk iu përgjigj dhe nuk po u përgjigjet brezave.
A shpreson realisht të Topi dhe Spahiu PS?
Do të përgjigjem ashtu siç do të donte z. Topi t’i përgjigjesha. Ku ka futbollist që nuk shpreson në 90 minuta që një nga kundërshtarët do të bëjë gol në portën e vet. Ky është rasti ynë me z.Topi. Pra, z. Topi në 2013-n do të bëjë gol në portën e vet, do të bëjë autogol.
Mund të bashkëpunoj PS me Topin dhe Spahiun?
Unë mund t’ju them një gjë, që me atë që duket sot. Siç janë rreshtuar palët, majtas dhe djathtas, mesa duket do të shkohet në këto zgjedhje me tre pole, me tre koalicione, dy të mëdha dhe një më të vogël. Do të jetë koalicioni i Qeverisë, koalicioni i PS dhe koalicioni, nëse do të jetë koalicion, i disa partive që nuk duan të jenë as me ne dhe as me PD-në. Unë ketë mendoj që do të jenë dy koalicione të mëdha dhe që i treti do të hajë më shumë nga e djathta.
Z. Nano do t’i kënaqte ambiciet e PS për një president jo të PD?
Çdo deputet i PD dhe, nëse s’jam gabim sot janë 66 të PD, do të ishte Presidenti më i keq, në raport me çdo kënd që është në atë sallë apo që nuk është në atë sallë.
Znj. Topalli, është një kandidaturë për t’u konsideruar nga PS?
Jo. Znj. Topalli nuk është një kandidaturë, e PS sigurisht që s’mund të jetë. Ky nuk është një shqetësim vetëm për mua, por për gjithë njerëzit që kanë një sens.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)