E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Rezoluta mbështet vendimin e Komisionit Evropian të marrë gjatë muajit të shkuar për heqjen e vizave për Shqipërinë, duke i bërë thirrje Komisionit të bëjë verifikimin në terren për të gjitha kriteret e mbetura.

Pas kësaj, rezoluta parasheh hapjen e rrugës për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Në rezolutë kërkohet hetimi i zgjedhjeve në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, duke përmendur këtu edhe vlerësimet e OSBE-ODIHR, ku thuhet se zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të shkuar plotësuan shumicën e standardeve të kërkuara.

Rezoluta kërkon nga forcat politike në Shqipëri që të marrin të gjitha përgjegjësisë dhe të angazhohen për dialog konstruktiv, ku përfshihet edhe një ligj i ri elektoral.

Miratimi i kësaj rezolute nuk ka kaluar pa debate midis eurodeputetëve, ku pikat më të debatueshme ishin ato që kanë të bëjnë me situatën politike në Shqipëri si dhe mbi përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kjo rezolutë është miratuar pas dy seanca debatesh në Komisionin e Jashtëm të Parlamentin Evropian dhe është përgatitur nga eurodeputeti grek Nikolaos Chountis

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›